Rreth TICAB
INAUGURIMI NE DATE 2 TETOR 2009 Me pjesëmarrjen e më shumë se 60 artistëve dhe kuruar nga pesë kuratorë, edicioni i 4 i T.I.C.A.B do të zhvillohet në Shtator – Tetor 2009. Me pikënisje nga koncepti i “Efiçenca Simbolike e Kornizës”, T.I.C.A.B hap një diskutim mbi natyrën komplekse të “reales” dhe mënyrave të ndryshme se si ne i perceptojmë ato dhe i lidhim me historinë tonë dhe gjendjen tonë aktuale.Hotel DAJTI, hapësira e ekspozimit të T.I.C.A.B, është një nga hotelet më madhështorë të njëherë e një kohe i ndërtuar nga Italia fashiste në fund të viteve 30-të. Gjatë të kaluarës sonë komuniste për shumë vite ishte vendi i vetëm ku çoheshin të huajt, por ku nuk lejohej te hynte asnjë shqiptar. Tani ai qëndron i plaçkitur dhe i dhunuar në mes të qytetit dhe do të ofrojë një kornizë simbolike perfekte për një eveniment artistik të tillë. Edicioni 4 i T.I.C.A.B do të përbëhet nga tre episode: Episodi i parë – 18 Shtator, kuruar nga kuratorët Edi Muka dhe Joa Ljungberg (Tirana/Malmö) Episodi i dytë – 25 Shtator, kuruar nga STEALTH.unlimited (Ana Dzokic dhe Marc Neelen, Rotterdam/Belgrade) Episodi i tretë – 02 Tetor, kuruar nga Corinne Diserens (Paris/Berlin). Fasadat: Në lidhje me edicionin e katërt, T.I.C.A.B ka ndërmarrë vazhdimin projekteve të njohura të fasadave, për arsye të së cilave janë ftuar artistë të mirënjohur nga bota për të piktururar fasadat blloqeve ish-komuniste të banesave në Tiranë. Midis artistëve pjesëmarrës janë: Tala Madani, Tomma Abts, Per Enoksson, Franz Ackermann, Ann Edholm, Adrian Paci and Helidon Gjergji. Bashkohuni me ne në këtë projekt ku arti, arkitektura dhe e ardhmja, fazat e tranzicionit dhe idetë e reja do të takohen në një hapësirë fizike, duke inkurajuar eksperimentin dhe përtëritjen, mendimin, argëtimin, diskutimet dhe debatet. ![]() |
![]() |