Projekti i Fasadave

Tirana është bërë e njohur në arenën ndërkombëtare për projektin interesant të lyerjes së fasadave, të nisur nga Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, një ish-piktor dhe artist, i cili vendosi pasi u zgjodh, të nisë një proces rivitalizimi të të gjitha blloqeve të pallateve dhe komplekseve të banesave ish-socialiste, fasadat e të cilave ishin dëmtuar, duke krijuar një ndjesi shumë të pakëndshme në qytet, të shoqëruar me shkatërrim.

Më vonë, në 2003, gjatë edicionit të dytë të Bienales së Tiranës, kuratori i ftuar Hans Ulrich Obrist dhe artisti Anri Sala vendosën të kontribuonin në biennale duke e vazhduar “projektin e fasadave” duke ftuar artistë të njohur në arenën ndërkombëtare për të pikturuar një numër fasadash në qytet. Si rezultat, propozime nga artistët në vijim: Olafur Eliasson, Dominique Gonzalez Foerster, Liam Gillick dhe Rirkrit Tiravanija, u realizuan në disa nga fasadat. Mbas kësaj eksperience, Bashkia e Tiranës vazhdoi të ftonte arkitekte dhe studio arkitekture që morën pjesë në shumë konkurse ndërkombëtare për zhvillimin e qytetit, për të sjellë propozime për vazhdimin e lyerjes së fasadave, vetëm dhe ekskluzivisht të blloqeve të banesave të vjetra ish-socialiste.
Ne tani po vazhdojmë këtë përpjekje interesante duke ftuar gjashtë artistë të jashtëzakonshëm të projektojnë gjashtë fasada të reja në qytetin e Tiranës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Artistët janë frymëzuar në mënyra të ndryshme, por pjesa më e madhe e tyre kanë pyetur për sfondin historik dhe rrethanor të fasadave që u janë caktuar, në mënyrë që të zhvillojnë një propozim në lidhje me kontekstin në fjalë.

Fasadat e kompletuara do të prezantohen në lidhje me edicionin e ardhshëm të T.I.C.A.B. – Bienale Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Tiranës, programuar të kompletohet në 2 tetor 2009.
Artistët e ftuar që po punojnë në këtë projekt për momentin janë:

1 – Ann Edholm, Stockholm, Sweden

2 – Franz Ackermann, Berlin, Germany

3 – Per Enokson, Umea, Sweden

4 – Adrian Paci, Albania / Italy

5 – Tomma Abts, Germany / London, UK

6 - Tala Madani, Iran / U.S.A.

7 - Helidon Gjergji

projekti

projekti

projekti

projekti

projekti

projekti

projekti