ANN EDHOLM – NDERTESA 40 + 41

Titulli i projektit: Les Confrontations Dramatiques (Mosmarrëveshjet dramatike)
Projekti i referohet një afresku nga Rafaeli në Stanza di Elidorio në Vatikan i pikturuar në 1514 që përshkruan çlirimin e Shën Pjetrit, i cili është zëvendësuar me një imazh që të kujton Micky Mouse. Ky imazh do të pikturohet në faqen e mbrapme të ndërtesës #41, ndërsa fasadat e përparme të të dyja ndërtesave do të pikturohen rrjeta të zeza në sfond të verdhë të fortë. Duhet theksuar që vetëm muret do të lyhen me të verdhë, as ballkonet dhe as kornizat e dritareve, apo elemente të tjerë arkitektonike, të cilët do të lyhen me të bardhë.

<< Mbrapsh