Skuadra e Kuratorëve

Skuadra e Kuratorëve të Edicionit të Ardhshëm të T.I.C.A.B – Bienale Nderkombëtare e Artit Bashkëkohor të Tiranës.

Edi Muka, jeton dhe punon midis Tiranës dhe Stokholmit. Ish-pedagog i ftuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë, ish-drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, ish-kurator i Galerisë Kombëtare, bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i T.I.C.A.B- Bienale Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor Tiranë, kurator dhe drejtues artitistik (bashkë me Joa Ljunberg) i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Gëteborg-ut, bashkëthemelues dhe kurator i asociuar i TICA- Instituti i Tiranës për Artin Bashkëkohor.

Joa Ljunberg, jeton dhe punon midis Stokholmit dhe Tiranës. Kuratore e MODERNA MUSEET Malmö; ish-komisionere/drejtuese projekti në Këshilli Kombëtar i Artit Publik të Suedise; kuratore dhe drejtuese artistike (bashkë me Edi Muka) e edicionit të kartërt të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Gëteborg-ut; bashkëkuratore e edicionit të tretë të T.I.C.A.B- Bienale Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Tiranës; bashkëthemeluese dhe kuratore e asociuar e TICA- Instituti i Tiranës për Artin Bashkëkohor.

Stealth.unlimited (krijuar në 2000 nga Ana Dzokic dhe Marc Neelen) është një praktikë bazuar midis Roterdam dhe Beograd. Organizatorët e një numri të madh projektesh që përballen me kompleksitetin dhe inkonsistencën e artit bashkëkohor të tillë si Qyteti i Egër (Beograd), Mjet Urban (Amsterdam), Duke Sfiduar Trurin Konservativ (Kunstverein Mynih), I Prerë për Qëllim (Muzeu Boijmans van Beuningen, Roterdam), Ekspedita e Autostradës së Humbur (Ballkani Perendimor). Kuratorë të Pavionit Danez në Bienalen e fundit të Arkitekturës, 2008.

Corinne Diserens Kuratore e vendosur në Paris dhe Berlin. Ish-drejtuese e Musées de Marseille, Musée des beaux arts de Nantes, dhe Museion, Bozen/Bolzano.