|
Hapsira Ekspozimit
Hapesira Ekspozimit Hotel Dajti Plani rregullues për Tiranën, i projektuar në vitet 1930, parashikonte ndërtimin e një hoteli të madh në qendër të qytetit. Pjesa më e madhe e hoteleve të asaj kohe ishin hane të vegjël të ndërtuar gjatë periudhës së Perandorisë Otomane. Projekti për ndërtimin e hotelit të ri, fillimisht një iniciativë e qeverisë shqiptare, u zbatua nga Italianët pas pushtimit të vendit. Në ndërtim ata përdorën arkitekturën racionaliste/monumentaliste të periudhës dhe hoteli ngeli për një kohë të gjatë më luksozi në Ballkan. Eshtë evident kontrasti midis madhështisë se katit të hyrjes me muret e tij të mermerit dhe pjesës së tij të sipërme me dhomat më të varfëra dhe më të thjeshta. Italia fashiste sapo ishte futur në Luftën e Dytë Botërore dhe për arsye mungesash financiare, projekti fillestar u desh të ndryshohej dhe të zvogëlohej.
Projekti i Hotel Dajtit është punë e disa arkiektëve italianë, midis të cilëve ishte Gherardo Bosio, një nga arkitektët më të njohur të kohës dhe i angazhuar në ndërtimin e disa ndërtesave administratash në qendër të Tiranës. Bosio vdiq në 1941 në moshën 38 vjeç ndërsa punonte për dezajnin e brendshëm të Hotel Dajtit. ![]() |
![]() |



