Helidon Gjergji

PROJEKTI I FASADAVE

Si një njeri që ka jetuar gjysmën e jetës së vet nën një diktaturë komuniste dhe gjysmën tjetër nën një ekonomi tregu, në momentin që fillova projektin për fasadën nuk mund të mos mendoja për Murin e Berlinit. Ishte një strukturë e vërtetë që qëndronte ekzaktësisht në kufirin midis dy sistemeve ideologjike dhe për rrjedhojë ishte njëkohësisht dhe paradoks dhe emblemë. Ishte një paradoks arkitekture sepse kishte jo një fasadë por dy dhe njëra anë e fasadës ishte muri i brendshëm për tjetrën. Kjo natyrë fytyrë-Janus-ike e kësaj strukture, ilustroi në mënyrën me brutale ndikimin total të hapësirës institucionale, qoftë gjatë Luftës së Ftohtë, qoftë në ditët tona.

Megjithëse shumica e strukturave kanë një fytyrë, ashtu si Muri i Berlinit ato gjithashtu bëjnë më shumë sesa të reflektojnë një sistem - në të vërtetë, ato janë pjesë e sistemit, duke qenë njëkohësisht dhe ikona dhe njësi integrale të shoqërisë që i prodhoi. Si rezultat, kur një sistem ndryshon, kështu bëjnë dhe ndërtesat e tij, ndoshta kjo për shkak të shijeve të reja që mbivendosen në ripërtëritjen e së vjetrës, ose për shkak të ekonomive të shkallës edhe/ose format e shoqërisë që riinvestojnë të njëjtën strukturë.

Rrjedhimisht, ka dicka misterioze në lidhje me peisazhin e strukturave që memorizojnë të vjetrën, nderkohe qe ato permbajne farat dhe, ne te vertete, menyrat e sistemit te ri. Në këtë peisazh, ndërtesa është shumë se një njësi sociale: ajo paraqet një shenjë fytyrë-Janus-ike. Në mënyrë te ngjashme me Murin e Berlinit, ndërtesa ka një fasadë të jashtme që është e brendshmja për një realitet tjetër. Për këtë arsye, me projektin e fasadave unë mendova se si ta ktheja mbrapsh këtë bipolaritet semiotik.

Për projektin tim të fasadës tv ndërtesës me numër 10, unë vendosa ta ktheja ndërtesën mbrapsh. —që do të thotë, ta bëja privaten publike dhe ta përjetësoja irrealen në shenja të vetvetes. Kështu që kam marre ikona nga bota e kompiuterizuar e tregtisë sociale, nga interiorët privatë të ndërtesave ku ato banojnë dhe me to kam dekororuar lëkurën e betonit të faqeve publike të jashtme të ndërtesës-fasadat e saj. Në të njëjtën kohë, unë kam kërkuar të respektoj format arkitekturale ekzistuese dhe ritmet e ndërtesës, duke saktësuar jo vetëm ndryshimet e saj po dhe vazhdimesitë emocionuese. A janë këto ikona ato që pvrkthejnë çështjen e dyjëzimit të vjetër ideologji/realitet në një forme të re, apo të njohur? Përgjigja e kësaj pyetjeje do të jetë privilegj i banorëve të ndërtesës dhe kalimtarëve.

Ja domethënia teknike e shenjave:

@ është shkurtim i fjales 'at' që evoloi nga fraza "at the rate of" në faturat tregëtare dhe financiare;
shigjeta është treguesi i mausit;
fuga është pritja e kursorit;
“com” do të thotë “commercial,” dhe
“org” do të thotë “organization”.

å

<< Mbrapsh