Notice

Thirrje për aplikim ARDHJE 2014

Ju njoftojmë, se filloi faza e pritjes së aplikimeve për pjesëmarrje në çmimin "Ardhje 2014".

Çmimi “ARDHJE” organizohet nga T.I.C.A. (Tirana Institute of Contemporary Art), në bashkëpunim me FSC-Foundation for Civil Society në New York, dhe mbështetet për herë të parë këtë vit nga Ministria e Kulturës

Të gjithë  artistët  shqiptar të cilët kanë përfunduar studimet  deri në moshën 35-vjeç, janë të ftuar të aplikojnë.

Lista e shkurtër e artistëve të përzgjedhur do të prezantojë projektet e tyre në ekspozitën e çmimit "ARDHJE 2014",  që do të hapet në muajin Qershor 2014.

Ju mund të dërgoni aplikimin  tuaj duke filluar nga data 20 Prill 2014, në:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Sigurohuni të përfshini në aplikimin tuaj:

  • Portfolio ( përfshirë CV dhe praktikë artistike)
  • Projektin e propozuar për pjesmarrje

Afati i fundit i dorëzimit të punëve është data: 20 MAJ 2014

Shënim: Lutemi të siguroheni që tekstet e përfshira në aplikim të jenë në Shqip dhe Anglisht. Gjithashtu  sigurohuni  që imazhet të cilat po dërgoni për aplikim të jenë të emërtuara saktësisht.

Emërtoni folder-in me emrin tuaj të plotë dhe file-s si më poshtë vijon:

shembull: ana_vale_ mengjezi_pikture_ 2010

Për informacione kontaktoni:

Alketa Kurrizo

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.