Notice

Thirrje për aplikim

Ju njoftojmë, se filloi faza e pritjes së aplikimeve për pjesëmarrje në çmimin "Ardhje 2013".
Të gjithë  artistët  shqiptar të cilët ka perfunduar studimet e larta deri në moshën 35-vjeç, janë të ftuar të aplikojnë.

Cmimi “ARDHJE” organizohet për të shtatin vit nga T.I.C.A. (Tirana Institute of Contemporary Art), në bashkëpunim me FSC-Foundation for Civil Society në New York, dhe mbështetet bujarisht nga FAVA - Foundation for Albanian Visual Arts across borders, në Tiranë.

Lista e shkurtër e artistëve të përzgjedhur do të prezantoje projektet e tyre në ekspoziten e çmimit "ARDHJE 2013",  që do të hapet në muajin Qershor 2013.

Si çdo vit fituesit përzgjidhen nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga kuratorë, kritikë dhe artistë të njohur.

Artisti fitues i çmimit "Ardhje" përfiton një rezidencë artistike gjashtëjavore në New York, ndërkohë që  fituesit e dy çmimeve të dyta, përfshihen në programin e rezidencës dy-mujore të T.I.C.A në Tiranë.

Ju mund të paraqitni portofolio tuaj duke filluar nga data 15 Prill 2013, nga e hena në të enjte, prej orës 10.oo deri në orën 13.oo dhe  nga ora17.oo- 19.oo në adresën:

T.I.C.A AIRLAB

Rruga: George.W.Bush/ 1000
Dy Kullat ,(përballë parlamentit)
Kati i dytë.

Për të caktuar takimin tuaj, ju lutemi kontaktoni :

Alketa Kurrizo
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
+355 (0)682128881

Sonja Lau
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
+355 (0)696130410

Në pamundësi për tu paraqitur personalisht, ju mund të dërgoni materialet e kërkuara për aplikim në e-mail adresat: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. , This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Shënim: Ju lutem sigurohuni që imazhet të cilat po dërgoni për aplikim të jenë të emërtuara saktësisht. Emërtoni folder-in me emrin tuaj të plotë dhe file-s si më poshtë vijon:
shembull: ana_vale_ mengjezi_pikture_ 2010

Afati i fundit i dorëzimit të punëve është data: 20 MAJ 2013