Notice

T.I.C.A –Tirana Institute of Contemporary Art, ka kënaqsinë t’Ju prezantojë listën e artistëve të cilët do të konkurojnë për çmimin “Ardhje” 2012 :

Alketa Ramaj

Driant  Zeneli

Henrjeta Meçe

Olson Lamaj

Yllka Gjollesha

Çmimi  “ARDHJE”  si çdo vit  i shërben  ekspozimit, promovimit dhe arkivimit, të propozimeve  të artistëve të rinj në lëmin e arteve pamore në Shqiperi.  Ai fokusohet  në qasjet e artisteve  të rinj shqiptarë të cilat analizojnë nëpërmjet mediumeve të ndryshme zhvillimet, problemet dhe fenomenet e kohës në të cilën jetojmë. Artistët në ekspozitë prezantojnë  vepra  që  nisen nga  përvoja personale të frymëzuara  nga ëndra utopike, reflektime mbi forma estetike të caktuara, deri tek qëndrime ndaj mjedisit që na rrethon, e  artefakte të proceseve të zakonshme të  të përditshmes.

 

 

Fituesi këtij viti do te përzgjidhet nga juria profesioniste e përbërë nga:  Znj. Sonja Lau - Kuratore/ Robert Bosch Cultural Manager,  Z. Helidon Gjergji - artist shqiptar që jeton e punon në New York, dhe  Znj. Jutta Bezenberg - Fotografe, profesore e fotografisë, Polis University/Tiranë

dhe do të shpallet në hapjen e finales së madhe ARDHJE 2012  më datë: 19 Qershor 2012 ora: 19:30

adresa:

T.I.C.A AIRLAB

Rruga:  Abdyl Frashëri, Hekla Center

Hyrja qëndrore

Kati i dyte (mbi Euromax)

Çmimi “ARDHJE” organizohet që prej vitit 2007 nga T.I.C.A –Tirana Institute of  Contemporary  Art në bashkëpunim me  FCS- Foundation of  Civil  Society, New York  i cili i mundëson fituesit të çmimit një rezidencë artistike 6 (gjashtë) javore në New York.

Çmimi  “ARDHJE”  mundësohet falë mbështetjes bujare të:

The Foundation of Albanian Visual Arts across borders