Notice

Njoftim "Ardhje 2016"

Shtyrje e afatit dhe formë e re aplikimi për cmimin e artit bashkëkohor “ARDHJE 2016”

AFATI I RI: 20 PRILL 2016.

 TICA – Instituti i Artit Bashkekohor Tirane, ka kenaqesine te njoftoje shtyrjen e afatit per thirrjen e hapur per aplikime per Cmimin ARDHJE – Cmimi i Artisteve te Rinj per artistet shqiptare deri ne 35 vjec. Bashkepunetori ne New York eshte Residency Unlimited, ndersa rezidenca e cmimit mbeshtetet nga The Trust for Mutual Understanding.

Afati perfundimtar per aplikimet eshte 20 Prill, ndersa lista e finalisteve do te publikohet me 20 Maj 2016.

Fituesi/ja i cmimit Ardhje – Cmimi i Artisteve te Rinj do pranohet ne programin e rezidencave per artiste prane Residency Unlimited ne New York (http://residencyunlimited.org/), per nje periudhe dy-mujore gjate muajve Shkurt-Mars 2017 

Aplikimi eshte i hapur per te gjitha disiplinat e arteve pamore, perfshire pikturen, skulpturen, grafiken, vizatimin, instalacionin, fotografine, videon, median e re dhe performance. Artistet qe punojne ne artet e aplikuara, dizajn, teater, vallezim dhe film nuk mund te aplikojne. Aplikantet mund te aplikojne drejtperdrejte ose mund te nominohen nga profesioniste te fushes.

E DREJTA PER T’U ZGJEDHUR
Programi i rezidences mund te mikprese vetem nje artist/e individual/e per vend. Aplikanti/ja duhet te kete mbaruar studimet perkatese dhe te kete qene aktiv si artist/e per se paku 3 vjet. Artiste qe nuk jane shtetas/e te Shqiperise mund te marrin pjese vetem nese kane nje kontribut te posacem ne zhvillimin e skenes se artit ne vend, si dhe karriera e tyre artistike te jete ngushtesisht e lidhur me Shqiperine. Artiste shqiptare qe jetojne jashte duhet te jene aktive ne skenen artistike te vendit.

Artistet duhet te zoterojne anglishten e folur me qellim qe te marrin pjese ne programin e rezidences dhe te shkembejne me profesioniste te fushes dhe artiste ne New York. 

PROCESI I APLIKIMIT 

1. Emer, mbiemer, adrese, nr. telefoni, e-mail 

2. Curriculum Vitae (ne shqip dhe anglisht) – vendosja e vitit te lindjes eshte e detyrueshme!

3. Minimumi 3 projekte reference. Dokumentimi i projekteve duhet te perfshije te gjithe informacionin ne lidhje me autorin dhe punen (titulli, viti, teknika, dimensioned, dhe ku eshte shfaqur). Dokumentimi mund te perfshije imazhe dixhitale (maksimumi 10) te bashkangjitura ne aplikim ose fizikisht ne forme CD/DVD, apo material video te bashkangjitur apo ne forme fizike (VHS, CD, DVD), me nje gjatesi maksimale prej 10 min.

4. Projekt-ide per pjesemarrje ne ekspozite (projekti mund te jete i ri ose i realizuar gjate dy viteve te fundit)

5. Nje permbledhje te shkurter mbi karakterin e punes tuaj (ne shqip dhe anglisht).

Emërtoni folder-in me emrin tuaj të plotë dhe file-s si më poshtë vijon:

shembull: ana_vale_ mengjezi_pikture_ 2010

 

PERZGJEDHJA

Finalistet do te perzgjidhen ne baze te shqyrtimit te projekteve te references dhe portofoleve artistike te prezantuara dhe potencialit te shfaqur. Ekspozita me finalistet do te mbahet ne muajin Shtator, ne Tirane (data dhe vendi do njoftohen se shpejti).

Nje juri nderkombetare profesionistesh, qe perfshin nje perfaqesues te Residency Unlimited (ne lidhje Skype) do shqyrtoje krijimtarite e prezantuara, do bashkebisedoje me finalistet dhe do te perzgjedhe fituesin/en. 

 

Cmimi ARDHJE eshte iniciuar nga T.I.C.A në vitin 2005. Qysh prej 2007 ARDHJE është pjesë e rrjetit të çmimeve YVAA-Young Visual Artists Award (Cmimi per Artistet e Rinj) që realizohen në bashkëpunim me FSC- Foundation for Civil Society në New York.

Ne 1990 Wendy W.Luers, themeluese dhe drejtore e Fondacionit per nje Shoqeri Civile, se bashku me presidentin Vaclav Havel dhe nje grup artistesh disidente, themeloi se pari Cmimin Jindrich Chalupecky ne ish-Cekosllovaki per te mbeshtetur ekselencen artistike mes artisteve te rinj nen 35 vjec, dhe t’u siguronte atyre pervojen e nje programi residence ne SH.B.A. Programi i Cmimi per Artiste te Rinj (YVAA - http://www.yvaa.tumblr.com/) u themelua pergjate disa viteve si nje rrjet cmimesh te ngjashme, me mbeshtetjen e Trust for Mutual Understanding per rezidencen ne New York. Sot ky rrjet perfshin 10 vende Europjane: Republika Ceke, Sllovakia, Kroacia, Kosova, Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Shqiperia dhe Bullgaria. Ne 2015, Residency Unlimited (RU) u angazhua si organizatori dhe pritesi i programit te rezidencave ne New York.