Notice

NJOFTIM

Të dashur miq, artistë e bashkëpuntor , me anë të këtij njoftimi ju bëjmë me dije se:
Çmimi "ARDHJE", eventi i përvitshëm dedikuar artistëve të rinj , i organizuar nga T.I.C.A-Tirana Institute for Contemporary art, qysh prej vitit 2007 në bashkëpunim me FCS- Foundation for Civil Society,New York në kuadër të YVAA –Young visual Art Award, nuk do të mbahet për vitin 2015.
Ky ndryshim në dinamikën e organizmit të aktivitetit miratuar nga FCS, institucioni pritës i artitsit fitues në residencë në New York, vjen si rezultat i një shqyrtimi njëvjeçar të rrjetit të çmimeve YVAA, që përfshin dhjetë shtete të Evropës Lindore që prej 1989.
Në mes ndryshimeve të tjera të cilat synojnë të rrisin cilësinë dhe performancën e YVAA në të gjithë rrjetin e tij, dinamika e re parashikon organizimin e Çmimit ARDHJE në Shqipëri në frekuencën kohore bi-anuale (një herë në dy vite).
Ky vendim, që gjithashtu vlen dhe për organizmin e çmimeve simotra në Kosovë,Bosnje dhe Herzegovinë dhe Maqedoni, ka për qëllim përforcimin e rolit që këto çmime luajnë në zhvillimin e këtyre skenave dhe artistëve të artit bashkëkohor që vazhdojnë të përballen me mangësi dhe sfida reale.
Shpresojmë që ky ndryshim do tu japë kohë artistëve të interesuar të marrin pjesë në edicionin vijues të zhvillojnë më gjerësisht projektet e tyre, dhe T.I.C.A-s si organizator të punoj për një event që synon cilësi me të lartë në ndihmë të skenës e artit lokal.
Edicioni i radhës i Çmimit "ARDHJE" do të mbahet në vitin 2016. Informacione të mëtjeshme mbi kriteret e aplikimit dhe të tjera, do t'u bëhen me dije në kohë për aplikimin e vitit të ardhëshëm.

Faleminderit për bashkëpunimin