Notice

Airlab 2016 Exhibition

 

 

AIRLAB 2016 EXHIBITION 

Opening: November 8th Hrs 19,00

At Miza Gallery

The exhibition will remain open till November 15th

Started in 2006, TICA's residency program is the only regular and continuous program of its kind in Albania, providing a very important platform for exchange, research and production. The main profile for AIRLAB is visual contemporary arts, but since the last three years, the program has been of a multidisciplinary nature, hosting artists from the fields of theater and film besides visual artists.

The spring 2016 edition of AIRLAB featured three artists in residence: Silva Agostini, Branislav Nikolić and Su Tomesen. All of them engaged in research of themes and context, relating to the city and multiple layers of its history and everyday reality. The artists of the fall residency were Veronika Eberhart, Koja Isufi and Remijon Pronja. This event will offer a display of all the processes and works that the artists developed during their stay in Tirana.

Veronika Eberhart’s research started from a book by Albanian author Haki Stërmilli, Sikur të isha Djalë (If I was a boy) that is considered by many the first (maybe unintentionally) feminist book in Albania.The artist built a complex structure of interviews, video and photos around the book that she finalized into a short film.

Koja Isufi focused on the constant collection of private information by the various structures in our global society, and the way how we have accepted this fact in order to access communication ad information platforms, such as social media or internet. The artist realized a very simple but meaningful gesture that symbolically reverses the process of “spying”: she glued a glass on the walls of some governmental institutions in Albania, hinting at the possibility to listen to the inner voice or doings of these institutions.

Remijon Pronja’s work is related to the general idea of immigration, starting from the contemporary situation in the world and traveling through the memory of the attempts to escape the Communist regime in Albania. The artist collected stories from people who tried to escape through the Shkodra Lake at the northern border of Albania. Afterwards, the artist synthesizes the stories into iconic sculptures of clothes and grease.

The focus of Su Tomesen’s research was the informal economy, an integral part of the Albanian economic reality. During her residency the artist engaged deeply with the road, Rr. Myslym Shyri – a place where she lived during the residency - considered one of the streets with the most elegant shops in Tirana. Yet, even here there are micro realities of subsistence that highlighted through the magnifying glass developed by Su, become much more present than you might notice when walking along the street.

Branislav Nikolić has focused his attention on the ephemeral details he encountered in the streets during his stay. He continuously drew, pinned, glued and made visual notes on the notebooks that he created. Items used to occupy public space, bus tickets, landscapes of the city, rainwater downspouts everything became part of the TIRANA DIARIES.

Silva Agostini’s work is dedicated to the artificial lakes in Albania and the multiple stories about them – stories of construction of change but also emotional and personal stories that exist in the vernacular accounts. The artist is working to develop a film related to her research – a process well extended in time, through all seasons of the year - and in the exhibition will presented a trailer of the film.

Stefano Romano

TICA AIRLAB this year is run in collaboration with MAPS - Museum of Art in Public Space and Stefano Romano was the curator/coordinator of the spring and fall terms. 

 

TICA wants to thanks Miza gallery for the generous support. 

 

TICA AIRLAB 2016 is made possible through the support of the Ministry of Culture of Albania. For the spring term the program is also collaborating with Mondriaan Fund, supporting the residency of the Dutch artist, Su Tomesen, and West Balkan Calling, supporting the residency of the Austrian artist Veronika Eberhart.

 

 

 

EKSPOZITA AIRLAB 2016

Inagurimi: 8 nëntor

Ora 19,00

Tek Miza Gallery

Ekspozita do të qëndroj e hapru deri më 15 nëntor

Programi i rezidencës TICA që ka filluar në 2006, është i vetmi program i këtij lloji që vazhdon të mbahet rregullisht, duke ofruar një platformë të rëndësishme për shkëmbim, hulumtim, dhe krijim në lëmin e artit bashkëkohor. Profili kryesor për AIRLAB është arti pamor bashkëkohor, por, në tre vitet e fundit, programi ka marrë një formë shumëdisiplinore, duke mirëpritur, përveç artistëve pamorë, edhe artistë nga fusha e teatrit dhe filmit.

Edicioni AIRLAB i pranverës 2016 ka pasur tre artistë rezidentë: Silva Agostini, Branislav Nikolić dhe Su Tomesen. Të gjithë ishin të përfshirë në hulumtime të temave dhe konteksteve që kanë të bëjnë me qytetin dhe shtresave të shumta të historisë së tij si dhe realitetit të përditshëm. Artistët e rezidencës së vjeshtës ishin Veronika Eberhart, Koja Isufi dhe Remijon Pronja. Ky event i TICA do të prezantojë të gjitha proceset dhe punët që artistët i kanë zhvilluar gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë.

Hulumtimi i Veronika Eberhart ka filluar me librin Sikur të isha Djalë me autor shkrimtarin shqiptar Haki Stërmilli, që konsiderohet nga shumë si libiri i parë (ndoshta padashje) feminist në Shqipëri. Artistja ka ndërtuar një strukturë komplekse me intervista, video dhe fotografi rreth librit, të cilat i ka finalizuar në një film të shkurtër.

Koja Isufi është fokusar në mbledhjen e vazhdueshme të informatave nga strukutra të ndryshme të shoqërisë sonë globale, dhe mënyrën se si e kemi pranuar këtë fakt në mënyrë që të kemi qasje në platformat e komunikimit dhe informacioneve, siç janë mediat sociale dhe interneti. Artistja ka realizuar një gjest të thjeshtë por domethënës që simbolikisht përmbys procesin e “spiunimit”: duke ngjitur një gotë në muret e disa objekteve qeveritare në Shqipëri, aludon në mundësinë e dëgjimit të zërit të brendshëm dhe veprimeve të këtyre insititucioneve.

Puna e Remijon Pronjës ka të bëjë me idenë e përgjithshme të emigrimit, që fillon me situatën aktuale në botë dhe vazhdon udhëtimin nëpër kujtimet e përpjekjeve për të ikur nga regjimi Komunist në Shqipëri. Artisti ka mbledhur rrëfime nga njerëz që kishin tentuar të iknin nëpërmjet Liqenit të Shkodrës në kufirin verior të Shqipërisë. Më pas, artisti i ka sintetizuar këto hisotri në skulptura të realizuara me rroba dhe yndyra.

Fokusi i hulumtimit të Su Tomesen është ekonomia informale si pjesë integrale e realitet ekonomik shqiptar. Gjatë rezidencës së saj, artistja është përqëndruar thellësisht në një rrugë, rr. Myslym Shyri – ku ajo ka jetuar gjatë rezidencës së saj – që njëkohësisht konsiderohet si një nga rrugët me dyqanet më elegante në Tiranë. Por, aty bashkëjetojnë edhe mikro realitete të tjera, të cilat të pahtësuara nga xhami zmadhues që ka zhvilluar Su, bëhen shumë më prezente se sa kur thjesht përshkojmë në atë rrugë në kalimet tona të përditshme.

Branislav Nikolić ka fokusuar vëmendjen në detejat ikëse që ka hasur në rrugët e qytetit gjatë qëndrimit të tij. Ai vazhdimisht ka vizatuar, piketuar, ngjitur, dhe ka bërë shënime grafike në fletoret që ai ka krijuar. Gjësende që zënë hapësirën publike, bileta autobusi, peisazhe të qyetit, ulluqe shiu, të gjitha janë bërë pjesë e DITARIT TE TIRANES.

Puna e Silva Agostinit i dedikohet liqeneve artificiale në Shqipëri dhe rrëfimeve të shumta për to – histori mbi ndërtimin e tyre, ndryshimeve që kanë pësuar, por edhe histori emocionale dhe personale që rrëfehen në përditshmëri. Artistja është duke punuar për krijimin e një filmi që ka të bëjë me këtë hulumtim – një proces i shtrirë në kohë, gjatë të gjitha stinëve të vitit – dhe në ekspozitë do të prezantojë një paraqitje përmbledhëse të filmit që është në process.

 

Stefano Romano

 Këtë vit TICA AIRLAB mbahet në bashkëpunim me MAPS – Muzeu i Artit në Hapësira Publike, dhe Stefano Romanon si kurator/koordinator të edicionit të pranverës dhe vjeshtës.

 

TICA dëshiron të falenderon Miza galeri për mbështetjen bujare.

TICA AIRLAB 2016 është mundësuar falë  mbështetjes nga Ministria e  Kulturës së Shqipërisë. Gjatë pranverës programi ka bashkëpunuar edhe me Fondin Mondriaan, që ka mbështetur rezidencën e artistes holandeze Su Tomesen, dhe West Ballkan Calling, që ka mbështetur rezidencën e artistes austriake Veronika Eberhart.