Notice

THIRRJE E HAPUR PER PJESEMARRJE NE CMIMIN PER ARTIN BASHKEKOHOR ”ARDHJE 2012”

Cmimi ARDHJE eshte i vetmi cmim profesional per artin bashkekohor ne Shqiperi. Ky cmim siguron mbeshtetjen e munguar per realizimin e ideve te reja dhe projekteve te artisteve, te cilet perndryshe nuk kane shanse per t’u materializuar. Ky cmim gjithashtu ofron nje mundesi ekspozimi, me standartet me te larta profesionale, si dhe mundesine e shkelqyer per fituesin, te marre pjese ne nje rezidence prej 6 javesh ne New York te SH.B.A., se bashku me shume artiste dhe profesioniste te tjere nga bota, te vizitoje muze dhe galeri, si dhe te ndertoje nje rrjet kontaktesh qe do ta ndihmojne ne te ardhmen. Ky eshte i vetmi cmim i cili jepet nga nje juri profesionistesh nga vendi dhe bota dhe qe ndertohet mbi krijimtarine e paster te vete artisteve, duke u bere keshtu nje mjet i rendesishem per gjurmimin e zhvillimeve me te reja te artit bashkekohor ne vend.

 

 

Te gjithe artistet nen moshen 35 vjec qe punojne ne fushen e arteve pamore, pa kufizim gjinie apo mjeti shprehes, jane te mirepritur te sjellin portofolet e tyre artistike per tu konsideruar nga grupi i punes per perzgjedhjen e cmimit ARDHJE, i drejtuar nga Zef Paci, Profesor i Historise se Artit ne Akademine e Arteve Tirane, dhe i ndihmuar nga Alketa Kurrizo, koordinatore programi prane T.I.C.A – Instituti i artit Bashkekohor, Tirane. Grupi drejtues mund te kontaktohet me email ne adresat: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ; This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. , ose me nr. tel. 0692217336 ose 0682128881, per te lene takim dhe prezantuar punet.

Ekspozita e Cmimit ARDHJE do te mbahet me 15 Qershor, ku nje juri nderkombetare (do te shpallet se shpejti) do te shqyrtoje propozimet, intervistoje artistet dhe do te shpalle fituesin e cmimit ARDHJE 2012.

Cmimi ARDHJE organizohet nga T.I.C.A. – Instituti i Artit Bashkekohor, Tirane, ne bashkepunim me Fondacionin per Shoqeri Civile, New York. Per te katertin vit rradhazi ekspozita e cmimit ARDHJE mundesohet nga mbeshtetja bujare e FAVA – Fondacioni Shqiptar per Artin Pamor Pertej Kufijve, i vetmi fondacion i pamvarur qe mbeshtet artin bashkekohor ne Shqiperi.