Notice

TICA njofton permbylljen e fazes se aplikimeve per ARDHJE – Cmimi per Artistet e Rinj Bashkekohore. 

Pas nje periudhe aplikimi prej dy muajsh TICA do te filloje procesin e perzgjedhjes se kater finalisteve te cmimit ARDHJE. Perzgjedhja do te kryhet nga dy profesioniste te fushes te ftuar nga TICA: Stefano Romano, bashkedrejtues I MAPS – Muzeu i Artit ne Hapesiren Publike, artist dhe kurator Italian qe punon dhe jeton ne Tirane, dhe Helidon Gjergji, artist shqiptar, pedagog ne SUNY Old Westbury, dhe bashkethemelues i festivalit te artit bashkekohor Tirana Open. Sic eshte njoftuar me pare, kriteret e perzgjedhjes bazohen mbi shqyrtimin e portofoleve artistike dhe vazhdimesine ne krijimtari te artisteve qe kane aplikuar.

 Finalistet e ARDHJE 2016 – Cmimi i Artisteve te Rinj Bashkekohor do te shpallen me 15 Qershor 2016. Ekspozita me finalistet do te mbahet ne muajin Shtator dhe nje juri expertesh te fushes do perzgjedhe dhe fituesin e ARDHJE 2016, qe do te ndjeke nje residence dy mujore per artiste prane Residency Unlimited ne New York.