Lajme

TICA – Instituti i Tiranës për Artin Bashkëkohor ka kënaqësinë t’Ju paraqesë:

Çfarë i Ndodhi Gjeneralit?

Hapja: Të premten,15 Prill,ora 18:30 në Galerinë FAP,
Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, nr 22 Akademia e Arteve, Tiranë

Kuruar nga Zef Paci dheTina Finnäs
Përqasja tematike e konceptuar nga Edi Muka

Artistët Pjesëmarrës: Adrian Paci, Albert Brahaj, Alketa Ramaj, Armand Lulaj, Enkelejd Zonja, Era Tula, Heldi Pema, Ledia Kostandini, Leonard Qylafi/ Theodoraq Napoloni, Lina Selander, Stefan Çapaliku (aktore: Sara Smaja).

Ekspozita Çfarë i Ndodhi Gjeneralit e ka marrë frymëzimin nga filmi shqiptar i vitit 1978 “Gjeneral Gramafoni”. Edhe pse i bërë përshtat kërkesave të makinerisë propagandistike të kohës, në film ka një përqasje kurioze të nënteshme. Ashtu sikurse sugjeron titulli, filmi është rreth futjes së diskut të parë LP në Shqipëri, sjellë në një qytet të vogël, të njohur për muzikantët popullorë, prej një Italiani misterioz “të qytetëruar”. Rrengu është se ai jo vetëm po orvatet të joshë muzikantët vendas nga kahu i pushtimit fashist të Shqipërisë që po ia behte, por kur disku vihej në anën tjetër, ai luante muzikë modern italiane. Kështu, pushtimi i vërtetë nuk është ai ushtarak por ai i hollë, që ka ndër mend të përshkojë strukturën shoqërore ndërsa i rrënjos një mënyrë tjetër jetese.

Sot, thuajse 20 vjet mbas rënies së komunizmit, mënyra perëndimore e jetesës ka zaptuar çdo votër e çdo grimcë të shoqërisë Shqiptare. Ende sot, në një zhvendosje paradoksale, përplasja e moçme kulturore e paraqitur në film nuk është zhdukur por ka dalë në syprinë edhe ma e fortë, ndërsa kontradiktat e vjetra dhe problemet e reja sociale kanë dalë në pah prej përparimit të politikave neoliberale lëkurtrasha. Ajo çfarë ka dalë si rezultat i një ecjeje me sa duket mbrapsht është: ringjallja e kodeve sociale arkaike dhe të nderit, një mënyrë jetese konsumiste shkatërruese, një retorikë politike e urrejtjes, dhe një polarizim në rritje i shoqërisë.

Ekspozita Çfarë i Ndodhi Gjeneralit dëshiron të mbushë zbrazëtirën e krijuar në strukturën shoqërore duke reflektuar mbi të kaluarën historike të afërt me një perspektivë të qartë përmbi gjendjen e sotme. Veprat e artistëve na paraqiten me një larmi temash duke prekur histori personale, reflektime të brendshme, simbole të kohëve të shkuara dhe dilema të reja të një tranzicioni të përjetshëm. Emërtuesi i përbashkët i shumë veprave të artit që shtrihen nga videoja te piktura, fotografia, performanca dhe instalacioni është një pozicion reflektiv mbi gjendjen tonë sociale, kulturore dhe politike të sotme.

Me 16 Prill në ora 11.00, do të ketë një prezantim të artistëve në Galerinë FAP.

Ekspozita “ Çfarë i Ndodhi Gjeneralit?” është pjesë e një projekti afatgjatë UTOPITË INDIVIDUALE TESH E MBASANDEJ – Ndërprerjet e dialogut ndërmjet brezave ose çfarë kemi të përbashkët? i cili është realizuar në bashkëpunim me SCCA/pro.ba nga Bosnje Hercegovina http://www.pro.ba/, T.I.C.A. nga Shqipëria www.tica.albania.org dhe New Media Cen-ter_kuda.org nga Serbia www.kuda.org. Projekti “Utopite Individuale Tesh e Mbasandej” është i mbështetur nga Programi Kulturor Zviceran në Ballkanin Perëndimor, http://www.scp-ba.net

Ekspozita u realizua falë mbështetjes bujare të: Swiss Cultural Programme në Ballkanin Perëndimor, Iaspis dhe The Swedish Arts Grants Comittee’s International Programme for Visual Artists

Ekspozita do të rrijë e hapur çdo ditë prej datës 15 gjer me 24 Prill, ora 10.00 – 18.00

 

Foto (kliko ketu)

 


 

TICA - Tirana Institute of Contemporary Art dhe Galeria ZETA ju njoftojnë, se filloi faza e pritjes së projekteve dhe veprave të artistëve të rinj ( deri në 35-vjeç), për pjesëmarrje në çmimin "Ardhje 2011".

Ky event organizohet nga T.I.C.A. (Tirana International Contemporary Art) dhe Zeta Galeri, tashmë për të pestin vit radhazi. Cmimi per Artin Bashkekohor ARDHJE mbeshtetet nga FSC - Foundation for Civil Society në New York dhe Fondacioni FAVA - Foundation for Albanian Visual Arts në Tiranë. Artisti fitues i çmimit "Ardhje" përfiton një rezidencë artistike gjashtëjavore në New York, ndërkohë që dy çmime të dyta fitojnë një rezidencë dy-mujore në Tiranë. Fituesit përzgjidhen nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga kuratorë, kritikë dhe artistë të njohur. Ekspozita e çmimit "ARDHJE 2011", do të hapet në muajin Maj 2011 dhe do të mbahet njëkohësisht në mjediset e Galerisë FAP dhe Galerisë ZETA.

Jeni të ftuar të sillni punët me të cilat dëshironi të konkuroni si dhe një portofolio (CV, punët dhe statement). Në pamundësi për të ardhur personalisht bashkë me punimet, Ju mund t'i nisni ato edhe me postë elektronike.

Adresa ku mund të sillni punet është: ZETA Galeri (Rruga: Abdyl Frashëri, Hekla Center, pall. 31, A/4, Tiranë).

Ju lutemi lajmëroni më parë ardhjen tuaj në adresën e e-mail:

zetagaleri@gmail.com ose në numrat e kontaktit:

tel.: +355 42 2 666 80 , +355 42 2 666 80

mob.: +355 68 21 30 180 , +355 69 22 17 336

Afati i fundit i dorëzimit të punëve është data 25 prill 2011.